Ekspertja Elda Zotaj: Integrimi në BE nuk ka formulë magjike, standardet duhet të zbatohen dhe të ruhen në kohë

Data

Ekspertja për çështjet e integrimit europian, Elda Zotaj, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimi Europian nuk ka “rrugë të shkurtër” dhe as “formula magjike”, duke theksuar se standardet duhet të zbatohen realisht dhe jo vetëm të miratohen në letër.

Në një analizë mbi ecurinë e procesit të integrimit, Zotaj u ndal te perceptimi se BE-ja është “e lodhur” nga zgjerimi, duke argumentuar se problemi kryesor lidhet me mungesën e rezultateve konkrete nga vendet aspirante.

“Rregullat janë të qarta dhe të njëjta për të gjithë. Procesi i integrimit nuk ka rrugë të shkurtër dhe nuk ka formula magjike”, u shpreh ajo.

Sipas ekspertes, procesi i integrimit europian nuk kufizohet vetëm te miratimi formal i ligjeve apo përafrimi teknik me legjislacionin europian, por kërkon funksionim real të institucioneve dhe besueshmëri afatgjatë.

“BE kërkon jo vetëm përafrim ligjor, por besueshmëri. Pra që standardet të ruhen me vite, jo vetëm në letër”, deklaroi Zotaj.

Ajo shtoi se kujdesi i Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet interpretuar si bllokadë politike, por si pjesë e mekanizmit të verifikimit për të shmangur pranimin e shteteve që nuk janë ende të përgatitura për detyrimet e unionit.

Sipas Zotajt, thelbi i procesit mbetet zbatimi konkret i reformave dhe ruajtja e standardeve demokratike, juridike dhe institucionale në kohë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related