Operatorët e turizmit detar dhe peshkimit ngrejnë alarmin për taksat e larta dhe burokracitë: Po rrezikohet aktiviteti i sektorit

Data

Operatorët e sektorit të peshkimit dhe turizmit detar kanë ngritur shqetësimin për rritjen e barrës fiskale dhe procedurat burokratike, të cilat sipas tyre po rëndojnë ndjeshëm aktivitetin ekonomik dhe kostot operative.

Debatet u zhvilluan gjatë një takimi të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, ku morën pjesë operatorë të anijeve të peshkimit, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për licencimin dhe monitorimin, si edhe operatorë të turizmit detar nga Sarandë.

Sipas operatorëve, detyrimet fiskale në rritje dhe procedurat administrative gjithnjë e më të komplikuara po krijojnë vështirësi serioze për vijimësinë e aktivitetit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në konkurrueshmërinë e sektorit.

Përfaqësuesit e anijeve turistike theksuan se janë të mbingarkuar me kosto që i konsiderojnë të panevojshme, ndërsa kërkuan lehtësim të procedurave dhe rishikim të tarifave aktuale.

Takimi u zhvillua në kuadër të procesit të rinovimit të certifikatave të regjistrimit të mjeteve lundruese, por u shoqërua me debate dhe kritika ndaj institucioneve, pasi disa prej autoriteteve përgjegjëse munguan në diskutim.

Në përfundim, përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u kërkuan operatorëve që ankesat dhe propozimet e tyre për uljen e barrës fiskale të paraqiten zyrtarisht me shkrim për shqyrtim institucional.

Operatorët kërkojnë që sektori i peshkimit dhe turizmit detar të trajtohet me politika lehtësuese, duke e konsideruar atë një nga sektorët kyç për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related