“Gjaku i socialistëve nuk falet”, Erion Braçe kritikon udhëheqësit e PS-së për “harresën” e 30-vjetorit të zgjedhjeve të 26 Majit 1996

Data

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 majit 1996, të cilat ai i cilëson si ndër ngjarjet më të dhunshme të pluralizmit shqiptar.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Braçe akuzoi udhëheqësit e Partisë Socialiste për “harresën” ndaj kësaj date, ndërsa theksoi se socialistët nuk mund të harrojnë dhunën dhe sakrificën e asaj periudhe.

“Udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët jo”, shkruan Braçe, duke shtuar se qëndresa e burrave dhe grave të 26 Majit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe përshpejtoi, sipas tij, rrëzimin e një regjimi kriminal.

Deputeti socialist theksoi se “gjaku i socialistëve nuk falet”, ndërsa kritikoi ata që sot drejtojnë politikën dhe që, sipas tij, kanë zgjedhur të heshtin për atë periudhë.

Braçe kujtoi gjithashtu se është zgjedhur deputet për herë të parë pikërisht në zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe tha se pas 30 vitesh në politikë ndihet ende “në borxh” ndaj socialistëve dhe qytetarëve që i kanë besuar votën.

Në reagimin e tij, ai tregoi se kishte gjetur procesverbalet e zgjedhjeve të asaj kohe, të cilat sipas tij dëshmojnë manipulimet dhe dhunën elektorale.

“Sot bëj 30 vite i zgjedhur me votën e socialistëve, të majtëve dhe njerëzve që kanë besuar në nëntë palë zgjedhje”, u shpreh Braçe.

Ai theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij politike është përpjekur të mbetet pranë qytetarëve në zonat ku ka përfaqësuar Partinë Socialiste, nga Berati dhe Divjaka deri në Tiranë.

Postimi i Braçes vjen në një moment debatesh të forta politike për kujtesën historike dhe mënyrën si partitë politike reflektojnë mbi ngjarjet e viteve të para të pluralizmit në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related