Studentët protestojnë në Sheshi Skënderbej në mbështetje të shqiptarëve në Maqedonia e Veriut: Kërkohet provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe

Data

Ka nisur pasditen e sotme protesta studentore me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, e organizuar nga të rinjtë shqiptarë në Sheshi Skënderbej, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut.

Dhjetëra qytetarë, studentë dhe të rinj janë mbledhur në shesh duke kërkuar që studentëve shqiptarë në RMV t’u garantohet e drejta për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Ne jemi bashkë”, ndërsa në shesh janë dëgjuar edhe thirrje patriotike si “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Tubimi në Tiranë vjen vetëm pak ditë pas protestës së zhvilluar në Shkup, ku qindra studentë shqiptarë kërkuan të drejtën për zhvillimin e provimeve profesionale në gjuhën amtare dhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, i cili deklaroi se tashmë është gjetur një zgjidhje për këtë çështje në bashkëpunim me partnerët qeveritarë.

“Studentët i përgëzoj për organizimin dhe protestat, por mendoj se nuk kanë më nevojë të protestojnë, sepse duhet të festojnë fitoren e përbashkët që kemi arritur”, deklaroi Mexhiti për mediat maqedonase.

Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale ka rikthyer debat të fortë publik në Maqedonia e Veriut, ndërsa protestat kanë marrë mbështetje edhe nga të rinj shqiptarë në Shqipëri dhe rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related