Klodian Braho: Operacioni i përbashkët me Antimafian italiane goditi grupin kriminal

Data

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se operacioni i përbashkët me autoritetet italiane kundër një grupi kriminal ka çuar në lëshimin e 15 masave të sigurisë, nga të cilat 10 janë caktuar nga SPAK.

Në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, Braho bëri të ditur se me urdhër të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Sipas tij, janë sekuestruar:

  • mbi 1 milion euro cash,
  • automjete,
  • shoqëri tregtare,
  • llogari bankare,
  • si dhe pasuri të tjera të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike.

Braho e cilësoi operacionin si rezultat të një hetimi të gjatë dhe të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.

“Ky operacion është rezultat i një hetimi të përbashkët e të gjatë. Nuk synon vetëm goditjen e grupit kriminal, por edhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga aktiviteti i trafikimit të drogës”, u shpreh ai.

Sipas kreut të SPAK, operacioni është vazhdim i bashkëpunimeve të mëparshme mes dy vendeve, duke përmendur operacionet “Shpirti”, “Kulmi” dhe “Ura”, ku sipas tij janë dënuar 170 persona, shumica me dënime të rënda.

Braho vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet italiane, veçanërisht Antimafia e Barit, Eurojust dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, duke theksuar se skuadrat e përbashkëta hetimore kanë dhënë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related