Andis Salla: Dëmshpërblimet për fermerët do të vijojnë, eksportet bujqësore po tejkalojnë ritmet e vitit 2025

Data

Ministri Andis Salla deklaroi se qeveria do të vijojë procedurat e dëmshpërblimit për fermerët e dëmtuar, ndërsa theksoi se sektori bujqësor po regjistron rezultate pozitive në prodhim dhe eksporte.

Në një deklaratë publike, ai u shpreh se eksportet e prodhimeve bujqësore po ecin me ritme më të larta krahasuar me vitin 2025, duke shtuar se prodhimi këtë vit është në nivele shumë të mira.

Sipas Andis Salla, prodhimet kanë dalë tashmë në treg dhe faturimet janë rritur, ndërsa rezultatet e plota pritet të bëhen publike në raportin e gjashtëmujorit të parë.

“Jemi në prodhim shumë të mirë këtë vit”, deklaroi ministri, duke shtuar se të dhënat do të reflektohen në dokumentacionin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë dhe fermerëve përfitues.

Ai foli edhe për subjektet që nuk kishin përfituar ende nga Skema e Investimeve, duke sqaruar se 22 subjekte të përmendura më herët nuk janë përjashtuar nga programi dhe do të përfshihen në përfitimet e vitit 2025.

Sipas ministrit, me udhëzimin e ri janë parashikuar fondet dhe procedurat për kompensimin e këtyre subjekteve, ndërsa procesi pritet të përfundojë brenda pak ditësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related