Taulant Balla përplaset me tiktokerin Kozak Braçi pas videos ku shfaqet duke hedhur mbeturina në det

Data

Një debat publik ka shpërthyer në rrjetet sociale mes deputetit socialist Taulant Balla dhe tiktokerit të njohur Kozak Braçi, pas publikimit të një videoje ku ky i fundit shfaqet duke hedhur një kanaçe në det gjatë një udhëtimi me jaht.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balla publikoi pamjet dhe kërkoi ndëshkimin e personazhit të njohur të TikTok-ut, duke theksuar se hedhja e mbeturinave në det përbën shkelje të rregullave për mbrojtjen e mjedisit.

“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali nuk e bën dot ‘të fortin’ duke hedh kanaçen në det”, shkroi deputeti socialist krahas videos së publikuar.

Sipas raportimeve, pamjet e shpërndara mendohet të jenë regjistruar gjatë verës së vitit 2024 dhe janë publikuar fillimisht nga vetë Kozak Braçi në profilin e tij në Instagram.

Pas reagimit të Ballës, Kozaku iu kundërpërgjigj përmes një videoje në InstaStory, ku sqaroi se ngjarja nuk ka ndodhur në Shqipëri, por në Mykonos, rreth dy vite më parë.

Ai pretendoi se kanaçja ishte marrë menjëherë pas xhirimeve dhe shtoi se shoku i tij ishte gjobitur nga autoritetet greke për incidentin.

“Kanaçen e ka marrë shoku im direkt prapa. Madje në Greqi ka paguar edhe gjobë për këtë. Video nuk është bërë në Shqipëri”, deklaroi Kozaku në reagimin e tij.

Megjithatë, Taulant Balla ka insistuar se sjellje të tilla duhet të ndëshkohen pavarësisht vendit apo kohës kur janë regjistruar, duke e kthyer debatin në një prej temave më të komentuara në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related