Forcat turke të ndërhyrjes së shpejtë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome gjatë një operacioni në selinë qendrore të Partia Republikane Popullore (CHP), partisë kryesore opozitare në Turqi.
Sipas raportimeve, policia ka thyer portat e selisë për të larguar nga ambientet kryetarin e shkarkuar të partisë, Ozgur Ozel, si dhe mbështetësit e tij.
Ndërhyrja vjen pas një vendimi të gjykatës së apelit, e cila anuloi rezultatet e kongresit të vitit 2023 ku Ozel ishte zgjedhur në krye të CHP-së, duke përmendur parregullsi të pretenduara gjatë procesit zgjedhor të partisë.
Pas këtij vendimi, në drejtimin e partisë është rikthyer ish-lideri Kemal Kılıçdaroglu, i cili humbi përballë presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023.
Pamjet nga vendngjarja treguan tensione të forta mes policisë dhe mbështetësve të opozitës, ndërsa ndërhyrja ka shkaktuar reagime të shumta në politikën turke dhe në rrjetet sociale.
Kriza në CHP konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm politik në Turqi, pasi partia mbetet forca kryesore opozitare kundër qeverisjes së Erdoganit.
