Detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelo, shqiptari i plagosur pas përplasjes me policinë greke

Data

Emri i Alesio Xhelo, i njohur ndryshe me nofkën “Titi”, është lidhur prej vitesh me disa nga dosjet më të rënda kriminale në Greqi.

42-vjeçari shqiptar, i plagosur gjatë një përplasjeje me policinë greke, konsiderohet nga autoritetet si një prej anëtarëve kryesorë të një organizate kriminale të përfshirë në grabitje të armatosura, sulme me armë dhe ekzekutime me pagesë, me aktivitet që shtrihej në Greqi, Qipro dhe Shqipëri.

Sipas hetuesve grekë, Xhelo është cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, i gatshëm të përdorte armë të rënda edhe në zona të populluara. Një prej episodeve më të njohura daton në vitin 2012, kur gjatë një operacioni policor ai dyshohet se tentoi të qëllonte ndaj forcave speciale greke me armë automatike, por arma u bllokua në momentin e fundit.

Emri i tij është përmendur edhe në një grabitje të dhunshme në zonën e Kaisarianit, ku mbeti i vrarë një shef kuzhine.

Pas viteve në arrati, ai u arrestua në Qipro dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë. Megjithatë, edhe pse mbahej në “arrest shtëpie” në Fier nën mbikëqyrje policore, ai arriti të arratisej dhe të hynte sërish ilegalisht në Greqi.

Autoritetet greke bëjnë me dije se Xhelo ishte i dënuar me 73 vite burg për vepra të rënda penale dhe rezultonte person në kërkim. Sipas policisë greke, ai ishte liruar në Shqipëri në vitin 2025 dhe ishte rikthyer ilegalisht në territorin grek në vitin 2026.

Në Shqipëri, Xhelo ishte arrestuar edhe në vitin 2019 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, vetëm pak muaj pasi ishte arratisur nga një burg grek.

Rikthimi i tij në zonën e Mikrolimanos në Greqi, ku u plagos gjatë operacionit policor, ka rikthyer alarmin tek autoritetet greke. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armë zjarri dhe gjashtë granata që ndodheshin në çantën e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related