Kamerat filmuan autorin që vendosi lëndën plasëse në kantierin e ndërtimit në Kamëz

Data

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 në bulevardin “Nënë Tereza”, ku një sasi e vogël eksplozivi shpërtheu në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake hetimore, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori afrohet i vetëm pranë kantierit, vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të lidhet me konflikte të mundshme mes pronarëve të ndërtimit, megjithëse ata kanë deklaruar para policisë se nuk kanë probleme apo konflikte me persona të tjerë.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related