Shpërthim me lëndë plasëse në Kamëz, dëmtohet rrethimi i një kantieri ndërtimi

Data

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në bulevardin “Nënë Tereza”, ku në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar eksplozivi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia po punon për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të shpërthimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related