Sali Berisha sulmon ashpër Edi Rama pas rizgjedhjes në krye të PD: “Je një kufomë politike, shqiptarët do të votojnë kundër teje si demokratët sot”

Data

Pas rikonfirmimit në krye të Partia Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të ashpër kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për deformim të zgjedhjeve dhe humbje të legjitimitetit politik.

Nga selia blu, Berisha deklaroi se demokratët u përballën me një “diktaturë autoritare”, e cila sipas tij kontrollon mediat, manipulon opinionin publik dhe cenon votën e lirë.

“Miq, u përballëm me një diktaturë autoritare, e cila shpërbëri zgjedhjet. E cila ngërtheu, korruptoi mediat dhe gjuhën shqipe me mashtrimet dhe propagandën e saj. Por ja ku jemi. Me votën tonë, siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër. Ky është betimi ynë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së sulmoi drejtpërdrejt Ramën, duke përdorur tone të forta politike dhe personale.

“Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet. Kudo që të shkosh, edhe në hënë dhe prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar. Shkon një sharlatan. Shkon njeri pa legjitimitet. Ndaj dhe do trajtohesh i tillë deri ditën e largimit tënd nga pushteti”, tha ai.

Në vijim të deklaratës, Berisha u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit nuk përfaqëson fitore reale për mazhorancën dhe paralajmëroi fund të afërt politik për kryeministrin.

“Mendove se me 11 maj fitove. Buzëqeshjen ta ngrimë muaj më parë dhe prej muajsh kalon nga skena në skenë gjysmë i vdekur, gjysmë i gjallë. Kufomë politike! Ndaj dhe fundin e ke të shpejtë”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e tij vijnë menjëherë pas procesit të votimit brenda PD-së, ku ai u rizgjodh kryetar i partisë me mbi 37 mijë vota, në një garë pa kandidat rival.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related