Sali Berisha pas rikonfirmimit në krye të Partia Demokratike: Mirënjohje demokratëve, do t’u jap përgjigje edhe atyre që votuan kundër

Data

Pas rikonfirmimit në krye të Partia Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku falënderoi demokratët për mbështetjen dhe premtoi se do të reflektojë edhe ndaj kritikave të atyre që nuk e mbështetën në votim.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që morën pjesë në procesin e votimit, duke e cilësuar rezultatin si një akt besimi ndaj tij dhe opozitës.

“Shpreh mirënjohjen time të pakufishme dhe nderimin më të thellë për të gjithë ata demokratë dhe votues për riafirmimin tim në krye të Partisë Demokratike”, deklaroi ai.

Kreu i PD-së rezervoi gjithashtu një mesazh edhe për demokratët që votuan ndryshe ose abstenuan, duke theksuar se kritikat dhe rezervat e tyre do të merren në konsideratë.

“Një mirënjohje të veçantë edhe për ata që votuan ndryshe. I garantoj që vota e tyre kundër apo abstenimi do të mbahet shënim në kuptimin që do të bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më mirë edhe atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër”, u shpreh Berisha.

Në fund të deklaratës së tij, ai theksoi nevojën për bashkim brenda opozitës, duke deklaruar se demokratët duhet të shohin veten si pjesë të së njëjtës familje politike.

“Jemi një familje”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related