Gazetari Sefer Selimi kundërshton deklaratat e Timço Mucunski për fondet e Komisioni Evropian, thotë se Shqipëria ka përfituar më shumë fonde në total

Data

Gazetari Sefer Selimi ka reaguar ndaj deklaratave të Timço Mucunski, i cili pretendoi se Maqedonia e Veriut ka marrë më shumë fonde nga Komisioni Evropian sesa Shqipëria.

Në një reagim në rrjetet sociale, Selimi argumenton se ministri ka paraqitur vetëm një këst të izoluar pagesash dhe jo panoramën e plotë të fondeve të disbursuara nga Bashkimi Europian.

Sipas tij, në pagesën e fundit gjashtëmujore, Maqedonia e Veriut ka marrë 65.7 milionë euro, Shqipëria 49 milionë euro dhe Mali i Zi 44.2 milionë euro. Megjithatë, ai thekson se totali i fondeve të lëvruara deri tani tregon një situatë tjetër.

Selimi shkruan se sipas të dhënave të Komisionit Europian, Shqipëria ka përfituar deri më tani 212.8 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut 142.1 milionë euro dhe Mali i Zi 89.3 milionë euro.

Ai shton se fondet jepen mbi bazën e përmbushjes së reformave dhe kushteve të përcaktuara nga KE, duke argumentuar se Shqipëria ka marrë më shumë fonde në fazat e mëparshme për shkak të performancës më të mirë në përmbushjen e kritereve.

Sipas gazetarit, pretendimi se Maqedonia e Veriut është “e para në rajon” është një interpretim i pjesshëm i të dhënave dhe nuk pasqyron totalin e mbështetjes financiare të dhënë nga Bashkimi Europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related