GJKKO dënoi ditën e djeshme me 2 vite burg Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, nën akuzë për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2023.
Për të disktuar për këtë, të ftuar në “Shqipëria LIVE”, ishte gazetari Flogert Muça dhe sekretari i OMONIA-s Marin Suli, të cilët kanë debatuar ashpër. Muça ka thënë se Greqia ka bërë presion për lirimin e Belerit dhe kjo është kundërshtuar nga Suli, që e ka cilësuar si shpifje.
Flogert Muça: Greqia bëri presion duke thënë mos bëni drejtësi sepse ka pashaportë greke.
Marin suli: Jo kjo është shpifje, nuk ta lejoj, ma thoni ku e ka thënë Greqia këtë, në çfarë reagimi.
Flogert Muça: Është deduksion logjik
Marin Suli: Po çfarë deduksioni, nuk jam këtu të dëgjoj broçkullat tuaja.
Flogert Muça: Mbylle gojën kur flet tjetri more, mbyllet goja kur tjetri është duke folur. Trego edukatë.
Marin suli: Nuk më ka pëlqyer kurrë komunizmi dhe nuk e mbyll gojën.
Flogert Gjoka: Shantazhi ka filluar nga Greqia me një lajm për gjyqtaren Irena Gjoka. E dini që ajo media ka pronar një njeri të akuzuar për trafik droge. Pas kësaj, Top Channel komunikon me policinë greke dhe rezulton që Irena Gjoka dhe mbiemrat e tjerë nuk rezultojnë në regjistrat penalë. Pra ky është një lajm i remë. Kjo është pjesë e një plani të madh grek, për të shantazhuar drejtësinë shqiptare. Është shantazhuar gjykata.
