Partia Demokratike e Shqipërisë vijon procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku në garë është vetëm Sali Berisha.
Në një komunikim për mediat, Albana Vokshi bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 anëtarë në 77 degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.
Procesi i votimit nisi në orët e mëngjesit dhe po zhvillohet në qendrat e votimit të ngritura nga PD në rang kombëtar.
Sipas drejtuesve të procesit, votimi po vijon normalisht dhe pa incidente.
