Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partia Demokratike po zhvillohet sot në të gjithë vendin, ndërsa demokratët po votojnë në një proces ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i kryetarit aktual, Sali Berisha.
Në formularin e votimit, anëtarët e partisë kanë mundësinë të shprehen “pro”, “kundër” ose të abstenojnë, ndërsa mungesa e kandidatëve të tjerë e ka kthyer procesin më shumë në një referendum për rikonfirmimin e Berishës në krye të selisë blu.
Vetë Sali Berisha i ka cilësuar këto zgjedhje si “më demokratiket dhe më të ndershmet” në historinë e Partisë Demokratike, duke argumentuar se gara ka qenë e hapur për këdo që plotësonte kriteret statutore.
Megjithatë, procesi është shoqëruar me debate të forta politike dhe akuza nga figura kritike brenda partisë, të cilët pretendojnë se kandidatët alternativë janë përjashtuar nga gara përmes filtrave proceduralë dhe kontrollit të strukturave drejtuese.
Votimi po zhvillohet në qendra të ngritura në të gjithë Shqipërinë dhe pritet të përfundojë në orët e mbrëmjes, ndërsa rezultatet paraprake mund të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit.
