Skënder Hita pret kreun e BKA: Thellohet bashkëpunimi Shqipëri–Gjermani kundër krimit të organizuar

Data

Policia e Shtetit dhe BKA kanë diskutuar në Tiranë zgjerimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e mbështetjes për strukturat hetimore shqiptare.

Delegacioni gjerman, i kryesuar nga Gregor Erb, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një takim ku fokusi kryesor ishte koordinimi i projekteve të përbashkëta dhe mbështetja për Policinë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore.

Gjatë takimit, Hita falënderoi partnerët gjermanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se lufta kundër krimit global kërkon aleanca të forta dhe koordinim të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Ai u shpreh se ky bashkëpunim do të ndihmojë në identifikimin e prioriteteve të reja dhe zgjerimin e projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Skënder Hita rikonfirmoi gjithashtu vendosmërinë e Policia e Shtetit për të thelluar bashkëpunimin me autoritetet ligjzbatuese gjermane dhe partnerët ndërkombëtarë në funksion të goditjes së krimit të organizuar.

Nga ana e tij, Gregor Erb falënderoi drejtuesit e Policisë shqiptare për mikpritjen dhe garantoi mbështetjen e vazhdueshme të BKA-së dhe institucioneve gjermane.

Sipas tij, bashkëpunimi do të përfshijë projekte të përbashkëta hetimore, trajnime profesionale dhe furnizim me pajisje moderne për strukturat e Policisë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore, me synim rritjen e kapaciteteve hetimore dhe profesionale të policisë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related