Grupi kriminal trafikotne armë, përdoreshin nga bandat në vend

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Vocaj në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje mbi goditjen e grupit kriminal, që trafikotne armë nga Kosova, në vendin tonë.
Sipas Vocaj, në pranga kanë rënë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shëklqim Halabaku, të tre banues në Gjilan, teksa u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë. Nga ana tjetër, janë sekuestruar 203 kallepe tritol, i destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale në Shqipëri dhe 3 telefona celular dhe 1 automjet. Më herët janë sekusestruar 4 armë zjarri pistoletë.
Grupi kriminal vepronte mes dy vendeve, duke shitur e blerë armë, që më pas përdoreshin nga bandat në vend.
“Pas një pune hetimore 4 mujore u bë e mundur goditja e një grupi të strukturar kriminal nga Kosova që kryenin trafik armësh nga Kosova në Shqipëri. Në urën e Gjoles u arrestuan tre persona, Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë. U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë me shtetësi kosovare.
Gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale. Sekuestrohen edhe 3 celularë dhe një automjet”,tha Vocaj.
