Tre avionët e parë luftarakë F-35 Lightning II të porositur nga Poloni kanë mbërritur në bazën ajrore Łask Air Base, raportojnë mediat polake.
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së avionëve është planifikuar të zhvillohet më 12 qershor.
Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se edhe 11 avionë të tjerë pritet të mbërrijnë gjatë javëve në vijim, duke e çuar numrin total në 14 njësi deri në fund të vitit.
Mbërritja e avionëve konsiderohet një hap i rëndësishëm për modernizimin e forcave ajrore polake dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit në kuadër të NATO.
F-35 Lightning II është një nga avionët luftarakë më modernë në botë, i projektuar për operacione të avancuara ajrore dhe mbrojtje strategjike.
