Gazetarja Enduena Llabani deklaroi në një studio televizive se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tërhiqen nga mbështetja për Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe se SPAK mbetet prioritet kyç për administratën amerikane.
Duke komentuar fjalimin në Senat të Eric Wendt, i propozuar nga presidenti Donald Trump për postin e ambasadorit në Shqipëri, Llabani tha se në deklaratat e tij u theksua rëndësia e një SPAK-u të pavarur dhe efikas.
Sipas saj, Wendt është informuar për çështjet shqiptare dhe rajonale nga agjentë të CIA dhe DEA, të cilët kanë qëndruar për muaj të tërë në Tiranë dhe kanë mbledhur informacione nga institucione të ndryshme shqiptare.
Llabani u shpreh se mbështetja amerikane ndaj SPAK-ut lidhet jo vetëm me luftën kundër korrupsionit, por edhe me aspektin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.
Në deklaratën e saj, gazetarja ngriti gjithashtu pretendime se anëtarë të Gjykata Kushtetuese janë përballur me presione dhe kërcënime në lidhje me dosje të rëndësishme politike dhe paralajmëroi se mund të ketë zhvillime të reja nga SPAK në vijim.
