Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikojnë grupin e dytë të dosjeve të deklasifikuara mbi UFO-t

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar grupin e dytë të dokumenteve të deklasifikuara lidhur me raportimet për UFO dhe fenomene ajrore të paidentifikuara, duke rikthyer debatet globale mbi ekzistencën e objekteve misterioze fluturuese.

Dokumentet e publikuara nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmbajnë dëshmi, raportime dhe materiale hetimore mbi atë që autoritetet i quajnë “fenomene anomale të paidentifikuara”.

Mes 222 dosjeve të bëra publike ndodhet edhe një raport prej 116 faqesh që dokumenton hetime të zhvilluara në një objekt sekret në Sandia, në shtetin e New Mexico, gjatë viteve 1948–1950.

Sipas raportit, në zonë janë regjistruar 209 raste të raportimeve për “sfera të gjelbra”, “disqe” dhe “topa zjarri” pranë bazave ushtarake, në afërsi të Roswell, vend që prej dekadash lidhet me teori konspirative për një përplasje të mundshme UFO-je në vitin 1947.

Publikimi i ri vjen pas grupit të parë të dokumenteve të deklasifikuara më 8 maj, të autorizuara nga presidenti Donald Trump.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se materialet e publikuara kanë ushqyer spekulime prej vitesh dhe se “ka ardhur koha që populli amerikan t’i shohë vetë”.

Sipas Pentagonit, publikimi i dokumenteve synon të rrisë transparencën publike mbi hetimet e kryera ndër vite për objekte ajrore të paidentifikuara dhe raportimet e bëra nga personel ushtarak dhe dëshmitarë civilë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related