Aulon Kalaja denoncon degradimin e rrugëve në Krujë: “11 gropa në vetëm 250 metra pranë stadiumit të Kastriotit”

Data

Kryetari i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore në zonën pranë stadiumit të ekipit KF Kastrioti Krujë.

Përmes një deklarate nga terreni, Kalaja tha se zona përreth stadiumit, që dikur përfaqësonte një simbol të sportit në qytet, sot është kthyer në një hapësirë të degraduar.

Sipas tij, në një segment prej vetëm 250 metrash përgjatë rrugës së Krujës janë evidentuar plot 11 gropa të mëdha, duke e bërë qarkullimin problematik për qytetarët dhe automjetet.

“Dikur shumë i suksesshëm, tani është kthyer në një vend ku hidhen qen të rrugës dhe materiale inerte”, u shpreh Kalaja, duke iu referuar gjendjes së zonës pranë stadiumit.

Ai akuzoi institucionet përgjegjëse për mungesë mirëmbajtjeje dhe neglizhencë ndaj infrastrukturës së qytetit, ndërsa kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related