Moment i sikletshëm në Tokio, Sanae Takaichi shmang gjestin e Edi Rama gjatë takimit zyrtar

Data

Një moment i pazakontë gjatë vizitës së Edi Rama në Japoni është bërë viral në rrjetet sociale, pas takimit të tij me kryeministren japoneze Sanae Takaichi në Tokio.

Në videon që po qarkullon online, Rama afrohet për të përshëndetur homologen japoneze, ndërsa kjo e fundit tërheq dorën dhe shmang kontaktin fizik, duke krijuar një moment të sikletshëm para kamerave.

Pamjet kanë nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjet, ku përdorues të ndryshëm e kanë krahasuar episodin me mënyrën miqësore që Rama ka shfaqur në takime publike me Giorgia Meloni apo Kaja Kallas.

Megjithatë, situata është interpretuar edhe në kontekstin e kulturës diplomatike japoneze, e cila karakterizohet nga formaliteti i lartë dhe shmangia e gjesteve të afërta fizike në takimet zyrtare.

Pas episodit, Rama vijoi normalisht ceremoninë dhe takimin zyrtar, pa reaguar publikisht mbi momentin që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related