Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij të ashpër ndaj programit bërthamor të Iran, duke deklaruar se Teherani nuk duhet në asnjë mënyrë të zotërojë armë bërthamore.
Gjatë një deklarate publike, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin masa të forta nëse Irani avancon me programin e pasurimit të uraniumit për qëllime ushtarake.
“Jo, jo. Do të kemi uranium të pasuruar në nivel të lartë. Nuk kemi nevojë për të, nuk e duam dhe ndoshta do ta shkatërrojmë. Por nuk do t’i lejojmë ta kenë, ose do të bëjmë diçka shumë drastike”, deklaroi Trump.
Komentet e tij vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me programin bërthamor iranian dhe aktivitetet për pasurimin e uraniumit.
Administrata amerikane ka mbajtur prej kohësh një linjë të fortë kundër ambicieve bërthamore të Iranit, duke argumentuar se zhvillimi i armëve të tilla do të rrezikonte sigurinë rajonale dhe globale.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë këmbëngulur vazhdimisht se programi i tyre bërthamor ka qëllime civile dhe energjetike, duke mohuar synimet për prodhimin e armëve bërthamore.
