Erion Braçe ngre alarmin për ndotjen në Tiranë: “Lana dhe lumenjtë po mbushen me ujëra të ndotura”

Data

Në Kuvend është zhvilluar një debat mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, lidhur me situatën e kanalizimeve dhe ndotjen mjedisore në Tiranë.

Braçe paralajmëroi se kryeqyteti po hyn në një periudhë kritike gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, mungesës së reshjeve dhe derdhjes së ujërave të ndotura në lumenjtë e qytetit.

“Tirana po hyn në javët dhe muajt ku qelbet erë”, deklaroi deputeti, duke iu referuar situatës së rënduar mjedisore.

Sipas tij, një dokument i UKT pranon se ujërat e ndotura derdhen në Lana, në lumin e Tiranës dhe potencialisht edhe në Erzeni.

Braçe kritikoi gjithashtu ritmin e zhvillimit urban në kryeqytet, duke argumentuar se ndërtimet e reja nuk po shoqërohen me investime të mjaftueshme në rrjetin e kanalizimeve dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.

“Asnjë metër volum i ri në rrjet nuk po shtohet dhe asnjë impiant i ri për trajtimin e ujërave nuk është ndërtuar”, tha ai.

Deputeti ngriti pikëpyetje edhe për menaxhimin e ujërave të ndotura në zonat e reja urbane, si Lagjja nr. 13 dhe zona e Bulevardit të Ri, duke kërkuar më shumë transparencë dhe investime konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related