Klodiana Lala: Vendimet e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë nuk sjellin automatikisht lirimin e Erion Veliajt

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me procesin gjyqësor ndaj Erion Veliaj, duke theksuar se deri tani nuk ka një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mbi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

E ftuar në një studio televizive, Lala deklaroi se Veliaj pretendon se ka qenë i gatshëm të përballet me hetimin dhe se nuk ka tentuar të largohet nga vendi, ndaj sipas tij masa e sigurisë ka cenuar lirinë personale.

Nga ana tjetër, sipas gazetares, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka argumentuar se ekzistonte rreziku i ndikimit mbi provat dhe hetimin.

“Kushtetuesja nuk është se do ta lirojë Veliajn, pasi merret me kushtetueshmërinë e ligjit. Tetë anëtarët janë tërhequr dhe në një moment të dytë do të ketë një vendimmarrje”, u shpreh Lala.

Ajo theksoi se edhe në rast se Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se masa ka qenë proporcionale, kjo nuk do të sjellë automatikisht lirimin e Veliajt. Ndërsa në rast të kundërt, sipas saj, kryebashkiaku do të kishte mundësi të ndiqte rrugë të tjera ligjore.

Një moment i rëndësishëm pritet të jetë data 28 maj, kur Gjykata e Lartë e Shqipërisë do të shqyrtojë rekursin për masën e sigurisë.

Sipas Lalës, nëse vendimi i Gjykatës së Lartë do të ishte në favor të Veliajt, kjo mund t’i shërbente më pas edhe në një proces të mundshëm në Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gazetarja komentoi edhe kërkesën e Veliajt për një proces të hapur dhe transmetim live të seancave gjyqësore, duke theksuar se kjo kërkesë nuk është pranuar nga të pandehurit e tjerë në proces.

“Nuk duhet të ketë kafaz prej xhami, nëse do më pyesni si juriste. Por si gazetare, ato hekura dhe tani xhami kanë qenë gjithmonë aty. Sot ka reagim sepse është prekur politika,” tha ajo.

Në fund, Lala komentoi edhe hetimet ndaj Belinda Balluku, duke deklaruar se mund të ketë ashpërsim të akuzave penale ndaj saj dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim.

Sipas saj, SPAK ka marrë në pyetje persona të lidhur me verifikimin e pasurisë së Ballukut dhe janë dërguar fletë-thirrje edhe për ish-futbollistin Igli Tare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related