Ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Alqi Bllako, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e GJKKO.
Bllako u dënua më herët nga Gjykata e Posaçme me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë në dy raste, në kuadër të çështjes së inceneratorëve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
Më pas, gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-deputetit, duke urdhëruar lirimin e tij nëse nuk kishte masa të tjera sigurie në fuqi. Vendimi u argumentua me faktin se koha e paraburgimit të kryer nga Bllako rezultonte më e gjatë se masa përfundimtare e dënimit.
Çështja e inceneratorëve vijon të mbetet një nga dosjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK, me disa ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në proces gjyqësor.
