“Ndodhet shumë thellë”/ Donald Trump: Uraniumi i Irani është i paarritshëm, lufta drejt fundit dhe tensione me NATO

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Irani nuk përbëjnë një shqetësim të menjëhershëm, pasi ndodhen në thellësi të mëdha dhe janë shumë të vështira për t’u arritur.

Në një intervistë për CBS News, ai u shpreh se këto rezerva janë “aq thellë të varrosura” sa edhe në kushte paqeje nuk është arritur të preken, duke nënvizuar se mbeten praktikisht të sigurta. Megjithatë, Trump shtoi se vendimet për hapat e ardhshëm do të merren në vijim.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi gjithashtu se SHBA nuk do të tërheqë menjëherë trupat nga rajoni, duke theksuar se prania ushtarake është e nevojshme për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të energjisë.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu pakënaqësi ndaj aleatëve të NATO, duke i akuzuar se nuk po kontribuojnë sa duhet në operacionet ushtarake, ndërsa nga ana tjetër aleatët kanë kritikuar SHBA për nisjen e konfliktit pa konsultim.

Sa i përket luftës, Trump shmangu dhënien e një afati të saktë për përfundimin e saj, por deklaroi se “nuk do të zgjasë shumë”, duke lënë të kuptohet se fundi i konfliktit është afër. Sipas tij, dëmet ndaj Iranit janë të mëdha dhe vendit mund t’i duhen deri në 10 vite për t’u rimëkëmbur.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet, duke argumentuar se vetë shtetet që varen nga kjo rrugë energjetike kanë interes për normalizimin e situatës.

Duke komentuar edhe sulmet pranë objekteve bërthamore në Isfahan, Trump i përshkroi ato si “shpërthime të mëdha”, ndërsa deklaroi se SHBA po synon eliminimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit.

Pavarësisht toneve optimiste për përfundimin e luftës, SHBA ka shtuar praninë ushtarake në rajon, duke lënë të hapur mundësinë e operacioneve të mëtejshme në terren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related