Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, shmang komentet për hetimet ndaj AKSHI

Data

Ish-drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Karçanaj ka qëndruar për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme dhe, në dalje nga godina, është përballur me pyetjet e gazetarëve lidhur me përgjegjësitë e saj në institucionin që drejtonte dhe hetimet që po zhvillohen për procedurat e tenderëve publikë.

Megjithatë, ish-zyrtarja nuk pranoi të komentojë. Në momentin kur gazetarët insistuan me pyetje, avokatja e saj ndërhyri duke larguar mikrofonat dhe deklaroi shkurt: “Kur të dojë do të flasë”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi lehtësimin e masës së sigurisë ndaj Karçanajt, e cila po hetohet nga SPAK për dyshime mbi shkelje të procedurave në tenderë publikë.

Çështja e AKSHI-t mbetet një nga hetimet më të ndjekura publikisht, ndërsa SPAK vijon verifikimet për procedurat dhe kontratat e lidhura me institucionin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related