Zhvillime të reja janë regjistruar në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.
Ditën e sotme është caktuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen ndaj tyre, pasi procesi është veçuar nga ai i të pandehurve të tjerë, të cilëve iu pranua gjykimi i shkurtuar.
Sipas vendimit, gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen janë Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani.
Meta dhe Kryemadhi do të vijojnë procesin gjyqësor të ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve në këtë dosje.
