Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut marshojnë në Shkup kundër zhvillimit të provimeve vetëm në maqedonisht, shtohen masat e sigurisë

Data

Forca të shumta policore janë angazhuar këtë të hënë në Shkup për mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare.

Sipas organizatorëve, protesta zhvillohet kundër mosrealizimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Studentët pretendojnë se provimi është mbajtur vetëm në gjuhën maqedonase, megjithëse gjuha shqipe ka status zyrtar në vend.

Tubimi ka nisur te Ura e Gurit dhe protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, ku do të përfundojë protesta.

Organizatorët e kanë cilësuar çështjen si një problem të të drejtave gjuhësore dhe trajtimit të barabartë të studentëve shqiptarë në institucionet publike.

Protesta zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët, të gjithë një”, ndërsa policia ka hartuar një plan sigurie për të shoqëruar marshimin përgjatë gjithë itinerarit.

Mbështetje për protestën ka shprehur edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve të bashkohen në organizim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related