Seanca paraprake ndaj Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë këtë të hënë.
Sipas informacioneve, shkak për shtyrjen është bërë mosfinalizimi i njoftimeve për disa prej të akuzuarve në proces.
Burime nga gjykata bëjnë me dije se seanca e radhës është caktuar të mbahet më 15 qershor.
Në këtë proces gjyqësor, Arben Ahmetaj përballet me akuza të ngritura nga SPAK lidhur me çështje korrupsioni dhe pastrimi parash.
