Ervin Salianji ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Kryesisë së Partia Demokratike dhe pranë Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, ku kundërshton përjashtimin e tij nga gara për kryetar të partisë.
Në dokumentin e paraqitur, ai kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimmarrjeje që lidhet me përjashtimin e tij nga partia, si dhe anulimin e vendimit nr.120, datë 1 maj 2026, të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Sipas pretendimeve të Ervin Salianji, kandidatura e tij për drejtimin e Partia Demokratike është penguar në mënyrë të paligjshme, ndërsa dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim.
Ai kundërshton gjithashtu pretendimet për përjashtimin nga anëtarësia e partisë dhe kërkon që çdo vendim i tillë, nëse ekziston, t’i vihet në dispozicion për ndjekjen e procedurave statutore.
Në kërkesën e tij, Salianji ngre edhe pretendime për mospërputhje statutore në kandidimin e Sali Berisha për kreun e partisë, duke kërkuar shqyrtim të plotë nga organet statutore dhe zhvillim publik të seancave dëgjimore.
Dokumenti përfundon me kërkesën për shfuqizimin e vendimeve që, sipas tij, bien ndesh me statutin dhe parimet demokratike të funksionimit të Partia Demokratike.
