Ushtria e Izrael ka lëshuar urdhra evakuimi për disa zona në jug të Liban, duke paralajmëruar sulme ajrore ndaj objektivave të Hezbollah.
Sipas njoftimit zyrtar, banorët e fshatrave Irzay, Merouaniyeh, Babliyeh dhe Baisariyah janë udhëzuar të largohen të paktën një kilometër nga zonat e tyre përpara nisjes së operacioneve ushtarake.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se veprimet ushtarake po ndërmerren si përgjigje ndaj asaj që Izraeli e cilëson “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit” nga Hezbollah.
“Në dritën e shkeljeve të marrëveshjes së armëpushimit nga organizata terroriste Hezbollah, IDF është e detyruar të veprojë kundër saj me forcë dhe nuk ka ndërmend t’ju dëmtojë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Zhvillimi vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përplasjet dhe kërcënimet mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë shtuar frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në rajon.
