Operacion i përbashkët mes SHBA-së, Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, arrestohen 276 të dyshuar për mashtrim me kriptovaluta

Data

Autoritetet në Kinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër mashtrimeve në telekomunikacion dhe krimeve kibernetike, duke arrestuar 276 persona të dyshuar.

Lajmi u raportua nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV, i cili bëri të ditur se operacioni kishte në shënjestër banda mashtruese që vepronin në Dubai.

Sipas raportit, operacioni ishte i pari i këtij lloji mes tri vendeve dhe çoi në shkatërrimin e nëntë qendrave të mashtrimit.

Hetimet tregojnë se viktimat mashtronin përmes skemave të investimeve të rreme në kriptovaluta, ku u premtoheshin fitime të mëdha financiare.

“Policia kineze do të thellojë bashkëpunimin pragmatik me më shumë vende në luftën kundër mashtrimit në telekomunikacion”, thuhet në deklaratën e cituar nga Ministria e Sigurisë Publike e Kinës.

Në vitet e fundit, Kina ka intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar kundër mashtrimeve kibernetike dhe krimit financiar, duke punuar edhe me Birmani për ekstradimin e personave të dyshuar të përfshirë në rrjete ndërkombëtare mashtrimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related