Tifozët e KF Vllaznia shpërthejnë ndaj lojtarëve pas humbjes 2-0 me FK Dinamo City

Data

Humbja 2-0 ndaj FK Dinamo City ka shkaktuar revoltë te tifozët e KF Vllaznia, të cilët shpërthyen kundër skuadrës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Takimi konsiderohej si një hap i rëndësishëm për kuqeblutë në garën për titullin kampion, trofe që mungon në Shkodër prej 25 vitesh. Por disfata në stadium ka zhgënjyer rëndë mbështetësit e ekipit.

Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, nga tribunat nisën kore të forta kundër lojtarëve. Një pjesë e tifozëve në tribunën qendrore brohoritën “Turp, turp, turp!”, ndërsa të tjerë u kërkonin futbollistëve të largoheshin me thirrjet “ik, ik, ik”.

Për shkak të reagimit të ashpër të tifozëve, lojtarët e Vllaznisë, mes tyre edhe kapiteni Bekim Balaj, nuk iu afruan tribunës qendrore dhe shkuan drejt grupimit “Vllaznit Ultras” pas porte për të përshëndetur mbështetësit e tyre më të zjarrtë.

Humbja komplikon ndjeshëm objektivat e skuadrës shkodrane në garën për titullin kampion.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related