Taulant Balla ironizon Lulzim Basha, ish-kreu i PD: Ballën dhe Sali Berisha i bashkon afera “Toyota Yaris”

Data

Një përplasje e re politike është shënuar mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pas një postimi ironik të Ballës në rrjetet sociale.

Balla publikoi një foto të Bashës në avion, duke ironizuar gafat e tij të dikurshme në politikë, sidomos lapsuset në matematikë dhe deklaratat publike.

“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkroi Balla.

I kontaktuar për reagim, Lulzim Basha ironizoi raportin mes Ballës dhe Sali Berisha, duke deklaruar shkurt:
“Ka fillu me i bë qoka Sali Llapës! I bashkon Toyota Yaris”.

Debati u shoqërua edhe me reagime të analistëve politikë. Analisti Sindi Hasanaj komentoi përplasjen në rrjetet sociale, duke mbrojtur Bashën dhe duke rikthyer në vëmendje aferën e inceneratorëve dhe çështjen “Toyota Yaris”.

Hasanaj deklaroi se gafat matematikore të Bashës nuk ndryshojnë faktin që shumë prej çështjeve që ai denoncoi ndër vite përfunduan më pas në hetime nga SPAK.

Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për mbrojtje politike ndaj figurave të pushtetit të përfshira në afera korruptive dhe për tensionim të marrëdhënieve me drejtësinë e re.

Në reagimin e tij, Hasanaj përmendi edhe çështje si inceneratorët, call center-at, si dhe akuzat politike që janë artikuluar ndër vite ndaj Ballës dhe zyrtarëve të tjerë socialistë.

Në fund të reagimit, ai ironizoi afrimin politik mes Ballës dhe figurave të tjera të opozitës, duke e cilësuar si “qokë politike” ndaj Berishës.

Çështja “Toyota Yaris” mbetet një nga episodet më të debatuara politike të viteve të fundit. Në qershor 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3.4 milionë euro të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Dy ditë para sekuestrimit, Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se Taulant Balla kishte lidhje me shumën e parave që po transportohej drejt Shqipërisë. Pas deklaratave, prokuroria mori në pyetje Bashën për të sqaruar burimin e informacionit.

Në lidhje me këtë dosje janë zhvilluar procese gjyqësore dhe një pjesë e shumës së sekuestruar është kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate.

Në fund të raportimeve është rikujtuar se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related