Artan Hoxha: Zhdukja e Ervis Martinaj s’mund të kalojë në heshtje, familja ka indicie dhe koha e pritjes ka mbaruar

Data

Gazetari Artan Hoxha ka folur për fatin e Ervis Martinaj, duke deklaruar se familja e tij nuk mund të presë pafundësisht pa një përgjigje konkrete nga institucionet shqiptare.

I ftuar në një intervistë televizive, Hoxha tha se familja Martinaj ka humbur besimin tek premtimet për zbardhjen e çështjes, ndërsa theksoi se hetimet kanë mbetur pothuajse në vendnumëro.

“Mesa duket koha e pritjes për familjen Martinaj ka mbaruar. Janë ngjarje që kanë ndodhur në gusht të vitit 2022 dhe veprimet janë thuajse në fazën zero”, u shpreh gazetari.

Sipas tij, një çështje e kësaj natyre nuk mund të lihet pa afat dhe pa një përgjigje për familjarët.

“Një hetim nuk mund të vazhdojë pa afat, për më tepër që është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe duhet t’i japësh një përgjigje familjarëve”, deklaroi Artan Hoxha.

Ai shtoi se familja ka indicie për rastin, por sipas tij mungon reagimi konkret nga organet e drejtësisë.

“Familja ka indicie, por shikon që nuk ka reagim”, tha Hoxha.

Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën si po trajtohet dosja nga institucionet, duke përmendur ndarjen e hetimeve mes Prokurorisë së Kurbinit dhe SPAK.

“Nuk mund të vazhdohet që Prokuroria e Kurbinit heton për rrëmbim dhe vrasje e zhdukje kufome, ndërsa SPAK e ka në kërkim”, u shpreh ai.

Hoxha kujtoi edhe deklaratat publike të kryeministrit për botën e krimit, duke e cilësuar rastin e Martinajt si unik.

“Rasti i Ervis Martinaj është rast unikal. Ka lëvizur me mjete të blinduara. Kush i ka paguar ato tre furgona? Pra Ervis Martinaj ishte kthyer në kërcënim serioz”, përfundoi gazetari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related