Gramsh — Një shtëpi dy katëshe është shkrumbuar pasditen e së hënës në fshatin Kukur, pasi u përfshi nga flakët rreth orës 15:00.
Zjarrfikësit e Gramshit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punuan për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili u përhap me shpejtësi dhe përfshiu të gjithë godinën.
Sipas informacioneve paraprake, banesa përdorej edhe si njësi shërbimi në katin e parë, çka ka shtuar dëmet materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se një defekt elektrik mund të ketë shkaktuar flakët.
Banorët e zonës u mobilizuan fillimisht për të ndihmuar në izolimin e zjarrit deri në mbërritjen e shërbimeve zjarrfikëse, duke parandaluar përhapjen në banesat përreth.
Hetimet vazhdojnë.
