Erion Braçe kërkon mbështetje për garën në Tirana: Jam kandidat i provuar, kam qenë pranë njerëzve

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur për ambicien e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme vendore për drejtimin e Bashkisë së Tirana, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve mbi bazën e punës së tij si deputet.

I ftuar në një emision televiziv, Braçe deklaroi se votuesit duhet ta mbështesin jo vetëm si përfaqësues socialist, por edhe për angazhimin që ka treguar në terren gjatë mandatit të tij në kryeqytet.

“Njerëzit duhet të votojnë për mua se jam socialist dhe për shkak të provës që kam bërë para një viti në Tiranë”, u shpreh Erion Braçe.

Ai theksoi se kandidimi në Njësinë 5 ka qenë një sfidë e rëndësishme politike, pasi sipas tij ajo zonë kishte mbetur pa përfaqësim real prej vitesh.

“U bëra deputet në Njësinë 5 në Tiranë, që nuk ka pasur deputetë për këto vite. Ajo zonë ishte pa deputet”, tha Braçe.

Deputeti socialist shtoi se ka qenë vazhdimisht pranë qytetarëve dhe problematikave të zonës së tij.

“Në Njësinë 5 nuk besoj se ka njeri që të thotë se nuk e njeh deputetin apo që nuk e ka parë në lagje dhe nuk e ka dëgjuar të flasë për hallet e zonës”, deklaroi ai.

Braçe u shpreh se ndihet “kandidat i provuar” dhe jo një figurë politike pa eksperiencë, ndërsa gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës pritet të sjellë konkurrencë edhe brenda socialistëve.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetje publike për Ogerta Manastirliu si një nga emrat potencialë për kandidaturën në kryeqytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related