Rezart Kthupi: Nëse respektohet statuti i Partia Demokratike, Sali Berisha nuk mund të kandidojë për kryetar

Data

Juristi Rezart Kthupi deklaroi se, nëse do të zbatohej në mënyrë strikte statuti i Partia Demokratike, atëherë Sali Berisha nuk mund të kandidonte për kryetar të partisë.

Në një intervistë televizive, Kthupi komentoi padinë e depozituar nga Evi Kokalari lidhur me procesin zgjedhor në PD, pasi kjo e fundit u përjashtua nga gara për drejtimin e partisë.

Sipas tij, gjykata duhet të shqyrtojë kërkesat që lidhen me procesin dhe të vlerësojë respektimin e statutit të partisë.

“Nëse do lexohet në mënyrë literale statuti i PD, nuk ka asnjë institucion që vendos kritere për kandidaturat dhe hipotetikisht mund të kandidojë kushdo. Edhe statuti e thotë qartë që Berisha nuk mund të kandidojë”, u shpreh Rezart Kthupi.

Ai shtoi se ekzistojnë elementë të mjaftueshëm që, sipas tij, mund të justifikonin ndërhyrjen e gjykatës në proces.

“Pra të paktën nuk mund të ketë zgjedhje me kandidaturë zotin Berisha”, deklaroi ai.

Kthupi ngriti gjithashtu dyshime mbi mundësinë që një vendim i mundshëm pezullues nga gjykata të respektohej nga ana e kreut të demokratëve.

“Kam një dyshim, edhe nëse një vendim i gjykatës do ta pezullonte procesin, ai nuk do ta respektonte”, tha juristi.

Sipas tij, procedura për shpalljen e kandidaturave është kryer nga një komision i brendshëm i partisë, ndërsa debati për vlefshmërinë e saj mbetet tashmë objekt shqyrtimi juridik dhe politik brenda Partia Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related