Sali Berisha për rezolutën e integrimit: Balluku dhe qeveria të nënkuptuara në çdo paragraf, ndryshe nuk do kishte konsensus

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar votimin unanim në Kuvend të rezolutës për procesin e integrimit europian, duke deklaruar se dokumenti nuk përmban asnjë vlerësim pozitiv për qeverinë apo Kuvendin.

I pyetur për mungesën e emrave konkretë, si ai i Belinda Balluku, të cilën opozita e ka akuzuar shpesh si pengesë për integrimin, Berisha u shpreh se figura të tilla “janë të nënkuptuara në çdo paragraf” të rezolutës.

“Në mënyrë absolute në atë rezolutë nga rreshti i parë tek i fundit nuk shprehet asnjë vlerësim për punën e qeverisë dhe parlamentit në procesin e integrimit”, deklaroi Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

Sipas tij, nëse në dokument do të përmendeshin drejtpërdrejt emra si Belinda Balluku apo Olta Xhaçka, atëherë mazhoranca nuk do ta votonte rezolutën.

“Lubi Balluku është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve. Olta Xhaçka është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i ligjit”, tha ai.

Berisha theksoi se opozita mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë, por vetëm mbi bazën e meritës dhe përmbushjes së standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Ne mbështesim plotësisht procesin e integrimit, por Shqipëria, përveç kriterit gjeopolitik, nuk plotëson asnjë kriter tjetër”, u shpreh kreu i PD-së.

Ai shtoi se rezoluta, sipas opozitës, evidenton problematikat e shtetit shqiptar në raport me integrimin dhe shtron kërkesa konkrete për reforma në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas Sali Berisha, dokumenti përfaqëson qëndrimin konsekuent të Partisë Demokratike për një integrim europian “të bazuar në meritë dhe performancë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related