Monika Kryemadhi: Shoqata e Grave të Divorcuara më mbështeti, shqetësim për gjuhën dhunuese ndaj meje

Data

Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale duke bërë të ditur se ka marrë mbështetje nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, në një moment që ajo e cilëson të vështirë në jetën personale.

Sipas Kryemadhit, përfaqësueset e kësaj shoqate kanë shprehur shqetësim për gjuhën që përdoret ndaj saj në publik dhe media, pas largimit nga funksionet politike dhe institucionale.

Në reagimin e saj, ajo thekson se aktualisht nuk mban asnjë post publik dhe kërkon të respektohet jeta e saj private.

“Të dashur miq, sapo mora një deklaratë mbështetëse nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, të cilat janë në një numër shumë të madh, mbi 45 mijë. Ato janë shumë të shqetësuara për gjuhën dhunuese psikologjike që bëhet ndaj meje, sepse unë nuk jam as ministre, as kryeministre, as deputete, as politikane dhe as grua politikani”, shprehet Kryemadhi.

Ajo shton më tej se tashmë është “një grua e divorcuar” dhe “e papunë”, duke kërkuar që të mos sulmohet ajo apo familja e saj.

“Unë jam një grua e divorcuar, jam e papunë dhe kërkoj të jetoj jetën time dhe nuk lejoj askënd që të më bjerë në qafë mua dhe familjes time”, deklaron ajo.

Në fund të mesazhit, Kryemadhi ka përcjellë edhe një mesazh solidariteti dhe inkurajimi për gratë dhe vajzat.

“I dua dhe i përshëndes të gjitha gratë e divorcuara. Qëndroni të forta”, përfundon reagimi i saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related