Lutfi Dervishi komenton zërat për një telefonatë mes Edi Rama dhe Sali Berisha: Thelbi është mirëqeverisja dhe llogaridhënia

Data

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka komentuar debatet dhe zërat për negociata në prapaskenë mes Edi Rama dhe Sali Berisha lidhur me miratimin e Rezolutës për Integrimin Europian.

I ftuar në një emision televiziv, Dervishi u shpreh se fokusi nuk duhet të jetë tek teoritë konspirative apo telefonatat e mundshme mes liderëve politikë, por tek problemet reale të vendit.

“Nuk mendoj se opozita ka dalë e humbur, por nuk është çështja a fitoi opozita apo pozita”, deklaroi ai.

Sipas Dervishit, problemi kryesor i Shqipërisë lidhet me mungesën e mirëqeverisjes dhe llogaridhënies.

“Problemi i vendit me dy fjalë është: mirëqeverisje dhe llogaridhënie. Zbato këto dy fjalë dhe nuk kemi nevojë për asgjë tjetër”, u shpreh analisti.

Ai kritikoi gjithashtu klimën politike dhe mediatike, duke thënë se debati publik dominohet shpesh nga propagandë dhe mungesë përmbajtjeje.

“Për fat të keq, tani lajmet janë për pak konspiracion. Nëse Rama dhe Berisha folën në mesnatë apo paradite”, tha Dervishi.

Sipas tij, mungesa e rregullave të qarta të lojës dhe përjashtimi i konkurrencës reale sjell pasoja negative për ekonominë dhe jetën politike në vend.

“Ka mungesë rregullash të lojës dhe përjashtimi i garës dhe konkurrencës që sjell çmime monopol”, deklaroi ai.

Në përfundim, Dervishi paralajmëroi se vendi rrezikon të mbetet në një cikël propagande dhe politike pa thelb, nëse nuk adresohen problemet reale të qeverisjes dhe institucioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related