Erisa Xhixho: “Kafazi” i Ilir Meta është i paligjshëm, për Mirlinda Karçanaj po ndiqet tjetër standard

Data

Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi në një intervistë televizive se ish-presidentit Ilir Meta po i mohohen të drejtat dhe se ndaj tij po zbatohet një standard i padrejtë në raport me persona të tjerë nën hetim.

Sipas saj, akuza për lobimin prej 1 milion dollarësh ndaj Metës ka rënë poshtë, duke pretenduar se vetë organi i akuzës ka pranuar mungesën e provave për një pagesë të tillë.

“Meta u akuzua për një lobim 1 mln dollarë dhe akuza ra poshtë. Është vërtetuar ajo që ka prezumuar edhe zoti Meta që nuk ka një pagesë 1 milion dollarë”, tha Xhixho.

Ajo shtoi se ndërkohë që ndaj Metës vijojnë masat e forta të sigurisë, për ish-drejtoreshën e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, sipas saj është ndjekur një qasje më e butë procedurale.

Deputetja e Partisë së Lirisë deklaroi gjithashtu se Meta nuk paraqet rrezik për intimidim të dëshmitarëve apo prishje provash dhe pretendoi se arrestimi i tij ishte politik.

Sipas Xhixhos, ish-presidenti kërkon transparencë të plotë për procesin dhe për këtë arsye ka kërkuar që seancat të transmetohen live.

Ajo u ndal edhe te debati për “kafazin e qelqtë” në sallat gjyqësore, duke deklaruar se struktura ku vendoset Ilir Meta është e paligjshme.

“Duhet thënë që ka shkelje të të drejtave të tij… dhe kafazi ku ndodhet zoti Meta është i paligjshëm”, u shpreh Xhixho.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related