Gazment Bardhi sulmon ashpër në Kuvend betimin e Genta Tafa Bungo: “Ky është turp”, opozita akuza për diskriminim dhe përdorim politik në Vetting

Data

Genta Tafa Bungo u betua sot në Kuvend si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mes tensioneve dhe akuzave të forta nga opozita.

Gjatë ceremonisë së betimit, kreu i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi ashpër nga salla e Kuvendit, duke e cilësuar zgjedhjen e saj një “turp”.

“Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”, deklaroi Bardhi ndërsa Tafa ndodhej në foltore për të bërë betimin.

Kandidatura e Tafës për postin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi ishte miratuar më herët në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Median vetëm me votat e deputetëve socialistë, pa mbështetjen e opozitës.

Debati në Kuvend u zhvillua në një klimë të tensionuar politike, ku opozita akuzoi mazhorancën për emërime të politizuara në institucionet e pavarura.

Nga ana tjetër, mazhoranca e konsideroi procesin të rregullt dhe në përputhje me procedurat parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related