IKMT ndërhyn në Berat, shemb objektin 3-katësh me fadroma brenda zonës së mbrojtur, ndërtimi rezultonte pa dokumentacion ligjor

Data

IKMT ka ndërhyrë këtë të enjte në Berat për shembjen e një objekti 3-katësh dhe disa strukturave të tjera të ndërtuara brenda një zone të mbrojtur.

Sipas informacioneve zyrtare, objekti me fasadë guri u prish me fadroma pasi rezultonte i ndërtuar pa dokumentacionin përkatës ligjor.

Përveç godinës trekatëshe, IKMT ndërhyri edhe për prishjen e disa strukturave prej muri në të njëjtën zonë.

Autoritetet bëjnë me dije se ndërtimet ndodheshin brenda një zone të mbrojtur në Berat, e shpallur si e tillë me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Operacioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve për mbrojtjen e territorit dhe zbatimin e legjislacionit urbanistik në zonat me status të veçantë mbrojtjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related