Apeli i Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, Koka u gjet fajtor edhe në Apel dhe do të duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me burg.
Në të njëjtin proces, Apeli dënoi edhe ish-punonjësin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Jetmir Llapaj, me 1 vit burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj heqje lirie.
Llapaj ishte shpallur më herët i pafajshëm nga shkalla e parë e GJKKO-së.
Në prill të vitit 2025, Gjykata e Posaçme kishte dhënë vendimin për dosjen e inceneratorit të Tiranës, duke dënuar me një total prej 15.6 vitesh burg shtatë të pandehur, nga 26 vite burg që kishte kërkuar Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për Lefter Koka, SPAK kishte kërkuar 4 vite burg, ndërsa GJKKO e dënoi me 3 vite heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite, periudhë që u konsiderua e shlyer me kohën e kaluar në paraburgim.
Me vendimin e Apelit, ish-ministri do të rikthehet në burg për të vijuar vuajtjen e dënimit.
