Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar, duke deklaruar se largimi i Belinda Ballukut është një lëvizje formale që, sipas tij, nuk sjell ndryshim real.
Shehaj pretendon se në vend të saj janë emëruar persona të afërt me të, duke përmendur Enea Karakaçin si ministër i ri i Infrastrukturës, i cili më parë ka drejtuar OSHEE-në, si dhe Ermal Nufin, të emëruar ministër i Mbrojtjes, që ka qenë drejtor i kabinetit të Ballukut.
Sipas tij, këto lëvizje tregojnë se ndikimi i Ballukut në qeveri vijon përmes bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa ndryshimet në kabinet nuk përbëjnë, në thelb, një ristrukturim të vërtetë.
